E tmerrshme/ Trajneri godet me shpullë lojtaren e Skënderbeut (VIDEO)

Një incident i rëndë dhe aspak sportiv është shënuar në ndeshjen e volejbollit për femra U-18, mes Skënderbeut dhe Dinamos.

Në videon që po botojmë, shihet se trajneri i skuadrës korçare, Romeo Xeka, teksa kishte kishte marrë një pushim dhe po fliste me ekipin, i qëllon me shpullë njërës prej lojtareve, ndërsa të bërtiturat e tij nuk mungojnë.