Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në Indi, ku shembja e një ure ka shkaktuar vdekjen e të paktën 81 personave.
Incidenti është regjistruar në Gujarat, në perëndim të vendit. Ndërkohë, rreth 30 persona janë plagosur.
Ura ishte që 140-vjeç dhe kohët e fundit ishte restauruar e po ashtu hapur për publikun vetëm javën e kaluar, pas 6 muajsh punë nga autoritetet.