Artistja e njohur shqiptare, Ronela Hajati u shpall fituesja e Festivalit të 60-të në RTSH.
Ronela me “Sekret” do të përfaqësojë Shqipërinë në kompeticionin më të madh muzikor në Europë, në “Eurovision”.
Së fundmi këngëtarja ka marrë një koment të pakëndshëm.
Në foton ku shumë e kanë uruar për fitoren ka qënë dhe ai i dikujt që e ka quajtur këngëtaren “lopë holandeze”.
Këtij komenti i është përgjigjur vetë Ronela dhe pa e vrarë aspak mendjen e ka quajtur ndjekësin mbrapsht një “gomar shqiptar”.