E patë?! Fansja quajti Mevlanin “fallco”, Ledjana bën REAGIMIN që nuk prisnim!

Mevlani dhe Ledjana vijojnë të jenë në qendër të vëmendjes me marrëdhënien e tyre që ka patur pafund luhatje. Ndonëse dolën bashkë nga emisioni, ata u duk se u ndanë përfundimisht pak javë më pas.

Edhe pas ndarjes, ata herë pas here vijojnë e tërheqin vëmendjen e ndjekësve të tyre. Në profilet e tyre në “Instagram”, ata kanë bërë deklarata paksa “thumbuese” për njëri-tjetrin.

Por kësaj radhe nuk është aspak ashtu. Në një video të fundit të hedhur nga “TikTok”, ajo ka marrë një koment nga një ndjekëse.

“Po të mosh kishte qenë fake Mevlani, do ishit çifti më i bukur”, i ka shkruar ndjekësia

“Asnjëri nuk ish fake”, i është përgjigjur ish-konkurrentja e “Për’puthen” ndjekëses, duke i lënë kështu të gjithë pa fjalë.