E para anëtare e familjes mbretërore! Kate Middleton, nderohet me këtë titull!

Me familjen mbretërore që kohët e fundit po përballet jo me një, por dy situata të vështira, pas diagnostikimit me kancer të Mbretit Charles dhe Princeshës, Kate Middleton, një lajm i mirë mund t’i shërbejë shumë atyre dhe pikërisht ky ardhur ditën e sotme, teksa Kate është nderuar me një titull si askush më parë.

Bëhet fjalë sigurisht për një titull mbretëror, i cili sipas mediave britanike është i pari i këtij lloji në monarkinë qindra vjecare, teksa Kate është nderuar zyrtarisht si “shoqëruese mbretërore e Urdhrit të Shoqëruesve të Nderit”, titull ky që ju dha nga vetë Mbreti (vjehrri i saj).

“Urdhri i Shoqëruesve të Nderit” daton shumë virte më parë, teksa u themelua nga Mbreti George V në vitin 1917, për të njohur arritjet e jashtëzakonshme të një personi në arte, shkenca, mjekësi dhe shërbime publike. Kate bëhet në fakt anëtarja e parë e familjes mbretërore që është emëruar me titullin e Shoqëruesit të Nderit, ndërsa aktualisht personazhet që e mbajnë janë janë personalitete në fusha të ndryshme si: politikanë, këngëtarë, shkencëtarë, novelistë, aktorë dhe atletë. Përmendim këtu për shembull Elton John, Paul McCartney, J.K.Rowling dhe shumë të tjerë, megjthatë nga të gjithë prej tyre, vetëm Princesha është “shoqëruese mbretërore”.