Pas një sezoni tepër të suksesshëm, “She’s On Top” u rikthye edhe këtë vit në “E diell” në Top Channel.
Me nisjen e programit nën autorësinë dhe moderimin e Argjira Spancës, pati edhe një ngjarje të papritur.
Pas sfilatës së parë të bukurosheve pjesëmarrëse, juria e përbërë nga Armand Peza, Adrola Dushi dhe Ed Manushi dha verdiktin e saj.
Ndërkohë që Peza po jepte komentin e tij pozitiv për njërën nga konkurrentet, Silvi Pashollari, dhe e konsideroi atë si më ekspresiven dhe e komplimentoi, kjo e fundit humbi ndjenjat.
Një nga vajzat në skenë e mbajti që të mos binte në tokë, e më pas të tjerët nxituan për t’i dhënë ujë.
Më poshtë video:
View this post on Instagram
