E pabesueshme! Ja sa miliona dollarë ka kushtuar dasma e shumëpërfolur e djalit të miliarderit indian ku të ftuar janë shumë VIP-a

Anant Ambani (29), djali më i vogël i njeriut më të pasur në Azi, u martua me Radhika Merchant (29), vajza e manjatit farmaceutik Viren Merchant. Çifti u martua në një ceremoni në Qendrën Botërore të Kongreseve Jio në Mumbai.

Në listën e të ftuarve ishin shumë yje që kanë qenë në qendër të vëmendjes për muaj të tërë. Ish-kryeministrat britanikë Tony Blair dhe Boris Johnson, Kim dhe Khloe Kardashian, Adele, John Cena, Drake, Priyanka Chopra dhe Nick Jonas, ndër të tjerë, raporton ABC News.

Në rrjetet sociale janë shfaqur pamje nga dasma. Anant hyri në ceremoni me babain e tij Mukesh, ndërsa nusja mbërriti mbi një platformë të pasur me zbukurime. Vëmendjen e kanë tërhequr edhe motrat Kardashian.

Të dyja kanë veshur veshje tradicionale indiane të quajtura sari. Kim Kardashian kishte një sari të kuqe, ndërsa Khloe kishte një sari të artë.

Interes të veçantë ka ngjallur edhe mundësi profesional dhe aktori John Cena, i cili kishte veshur një kostum tradicional indian në ngjyra blu dhe të bardha.