Disa pamje filmike që qarkulluan ku shihej një e moshuar teksa abuzohej fizikisht nga infermierja e azilit kanë “ngritur” vendin në këmbë sot.
Një ushtar i UÇK-së, Adnan Hyseni ka shkruar në profilin e tij në Facebook se e moshuara që u rrah nga një infermiere në praninë e disa të tjerave, është nëna e një dëshmori nga Gjakova.
“Ajo NANE qe maltretohet mizorisht qenka NANE e nje Deshmori te UÇK-se nga Gjakova i cili ra heorikisht ne Qabrat te Gjakoves bashk me Deshmorin nga Peja Ahmet Gjikolli duke luftu per lirin e te gjitheve e kjo NENE dhe gjaku i birit te saj u shpagu me tmerrin qe na dheu zemren dhe shpirtit.
Ky dom i tmerrin e jo i kujdesit ne Peje qenka pagu 700/800€ ne muaj qe NENA e Deshmorit te Kombit te kete kujdesin, respektin dhe trajtimin e merituar por mori dhunimin ne makaber qe ne Shqiptart kemi pas vetem nga pushtuesi serbo sllav”, thuhet në shkrimin e tij.
Tanimë e moshuara është marrë nga familjarët pas pamjeve tronditëse që qarkulluan.
Nënën për te vetura e ka përcjellë vajza e saj. Ajo, sipas dhëndrit të të moshuarës, ishte në gjendje të rëndë pasi pa pamjet shqetësuese të nënës, teksa mbi të ushtronin dhunë punonjëset e kësaj qendre.
E moshuara nuk u ka thënë asgjë familjarëve.
Ajo vuan nga sëmundja e rënde dhe i paguajnë muajin 650 euro në qendrën “Orenda”, për arsye të sigurisë dhe kujdesit.
Dhëndri i viktimës që u rrah nga infermieret ka zbuluar se e moshuara është nëna e një dëshmori që ra 17-vjeç në luftën për lirinë e Kosovës.
Qendra ka pushuar nga puna infermieren që ka ushtruar dhunë ndaj të moshuarës dhe infermieret e tjera që kanë qenë prezente gjatë krimit.
Policia e Kosovës njoftoi se janë arrestuar dy vajza, pasi në rrjetet sociale u shpërndanë pamjet, ku një grua në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë torturohet e rriher nga një infermiere, teksa dikush afër saj qesh dhe e incizon. (VIDEO e shoqërimit nga familjarët)