E mbante të fshehtë origjinën shqiptare, Eleni Foureira zbulon arsyen pse

Eleni Foureira, një nga këngëtaret më të suksesshme në Greqi, ka folur së fundmi për frikën që ndjente disa vite më parë për të folur publikisht për origjinën e saj shqiptare. Në një intervistë, ajo foli ndër të tjera për arsyen pse nuk e zbuloi që në fillim para publikut se është nga Shqipëria.

Foureira pranoi se është rritur me frikën, siç tha ajo, se nuk do të kishte të njëjtat mundësi për shkak të origjinës së saj.

“Kur rritesh, kjo të futet brenda dhe e ke si frikë. Thua ‘nëse them se jam nga Shqipëria, nuk mendoj se do të më jepen mundësi të barabarta’. Ky është realiteti. Në realitet, nuk është faji im. Nëna ime më merrte, qante dhe thoshte ‘fëmija im, çfarë të kanë bërë? Pse? Nuk ke bërë asgjë’. Në fund, njerëzve nuk u interesonte dhe më sollën këtu.”, deklaroi këngëtarja.