E larë në luks, një tjetër yll botëror “shokon” me vlerën marramendëse të bizhuterive

Dje të gjitha mediat nuk pushonin së shkruari për shifrën “e çmendur” të orës më të shtrenjtë që ka prodhuar ndonjëherë Rolex dhe unazën e diamantit në dorën e Cristiano Ronaldos.

Një tjetër yll botëror ka tërhequr vëmendjen së fundmi me vlerën marramendëse të bizhuterive, pavarësisht se nuk krahasohet me 580 mijë paund-ët e aksesorëve të ikonës së futbollit të lartpërmendur në konferencën që u zhvillua në Dubai. Bëhet fjalë për Hailey Bieber, bashkëshorten e Justin.

Modelja 24 vjeçare ka postuar dy foto me bikini në Instagram. Si aksesor ajo kishte vendosur bizhuteri floriri e diamanti në trup të “Jacquie Aiche” që kushtojnë plot 30 mijë dollarë. Sërish “çmenduri”! /Afterparty.al