E kujton akoma apo është një mesazh për Trixën pas daljes?! Ndjekësit kapin një detaj të Donaldit te Bora në emisionin e fundit!

Bora Zemani është nga personazhet më të përfolura të momentit.

Situata e krijuar mes saj dhe Donald Veshaj ka bërë që publiku ta shohë me detaje çdo paraqitje dhe lëvizje të saj duke u munduar të marrë ndonjë mesazh për të gjitha gjërat që po ndodhin.

Teksa ajo nuk ka folur asnjëherë direkt për Donaldin dhe lidhjen e tij me Beatrixën, në kohën që ajo po e priste për t’u sqaruar jashtë, prezantuesja ka hedhur rrallë ndonjë fjalë që nga shikuesit dhe ndjekësit u mor si drejtuar ish-të dashurit të saj.

Kështu ka ndodhur edhe në puntatën e fundit të ‘’Për’puthen’’ ku ndjekësve nuk u iku një detaj interesant.

Bora mbante në duar lidhësen e famshme që Donaldi nuk e heq kurr edhe gjatë qëndrimit brenda.

Kjo u mor si një mesazh për aktorin pas daljes së Beatrix nga shtëpia, por mbetet vetëm në suazën e aludimeve.