E “kryqëzojnë” për operacione plastike, këngëtarja e famshme shqiptare REAGON e prekur: “Buzët nuk konsiderohen …”

Sot Lindita Halimi është një ndër artistet shqiptare më të sukesshme, e cila ka arritur që emri i saj të dëgjohet edhe përtej kufijve shqiptarë. Për të arritur deri këtu ku është sot, asaj i është dashur të ngjisë shkallët e suksesit ngadalë, por me hapa të sigurt, edhe pse kishte shumë zëra nga pas që i thoshnin se ajo nuk do ia dilte.

Prej vitesh këngëtarja ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve me transformimin e saj të pabesueshëm. Me shumë palestër, këngëtarja 27-vjeçare arriti në një super formë trupore për t’u pasur zili duke humbur shumë kilogramë.

Së fundmi portalet kanë nisur të shkruajnë sërish për të dhe këtë herë e kanë akuzuar atë për operacione plastike, më konkretisht në hundë dhe buzë.

Një lajm i tillë i ka rënë në sy edhe Lindës e cila e ka ndarë në InstaStory dhe ka reaguar e revoltuar duke mohuar ndërhyrjet estetike.

“Hunda e bërë? Hahaha! Kurrë në jetë operacion plastik s’kam bërë, lip fillers nuk konsiderohet operacion plastik budalla!”, shkruan Lindita.