Anxhela Peristeri ishte sot e ftuar në emisionin “E diell” në Top Channel për të treguar më shumë detaje në lidhje me performancën e saj në “Eurovision”, ku do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Karma”.
Ajo do të ngjitet në skenën e madhe në natën e dytë, në datë 20 maj dhe do të jetë e 11-ta në radhë për të kënduar.
Ndër të tjera, këngëtarja 35 vjeçare foli për një intervistë që u komentua shumë në rrjete sociale e portale, ku ajo po përpiqej të shpjegonte se si e kishte përjetuar mbylljen nga pandemia në gjuhën angleze.
“Si ka mundësi që në 30 minuta intervistë, portalet të fokusohen vetëm tek një detaj që unë s’po e kujtoja për momentin dhe ndaj e bëra me atë shenjë. Ne nuk kemi shkuar në Eurovision për të treguar sa mirë dimë të flasim, por sa mirë dimë të këndojmë edhe pse në fakt flas 5 gjuhë të huaja”, u shpreh Anxhela. /Afterparty.al
