Këngëtarja e famshme britanike Perrie Edwards nuk fshihet më! Ylli i “Little Mix” është në pritje të ëmbël.
27 vjeçarja dhe futbollisti, Alex Oxlade Chamberlain, do të bëhen prindër për të parë.Lajmin e ka konfirmuar vetë Perrie, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar dy foto me barkun e rrumbullakosur, ku shihet së bashku me Alex-in.
“Kaq e lumtur që jam në këtë udhëtim të çmendur me shpirtin tim binjak. Unë+ai=ti! Mezi po presim të të njohim bebi Ox!”, ka shkruar këngëtarja.
Kujtojmë se Alex dhe Perrie nisën të takoheshin në nëntor 2016-të, një vit pas ndarjes së këngëtares nga i fejuari, Zayn Malik. /Afterparty.al
