E kishim gabim! Nora Istrefi i ka veshur para Dua Lipas këto bikini, reagon vetë këngëtarja!

Ndodh shpesh që vajzat e showbizit të bëjnë “xing” me njëra-tjetrën. Këtë herë ishin dy këngëtaret e famshme shqiptare, Dua Lipa dhe Nora Istrefi.

Dua publikoi pak ditë më parë në rrjete sociale disa foto nga pushimet. Ajo shfaqet e veshur me rrobabanjo shumë të veçanta në ngjyrë blu.


Pikërisht këtë model ia pamë dhe Nora Istrefit dhe të gjithë menduam se Dua i veshi e para pasi nëpërmjet një insta story Nora i publikoi 2 ditë më pas.

Mirëpo nëse shohim me vëmendje Instagramin e Norës, kuptojmë se ajo e ka veshur para Lipas dhe për këtë reagoi me lezet në Insta story. Ajo postoi një tjetër foto krah vajzës së saj Renee, po me të njëjtat bikini, ku shkruante “Throwback”.

Sipas postimeve Istrefi i ka veshur në Korrik, ndërsa Dua tani në Gusht. Epo të gjithë ne gabuam për arsyen se Nora i kishte shoqëruar bikinit me një këmishë të bardhë më herët./afterparty.al