“E kemi studiuar Kroacinë”, Sylvinho: Me Italinë luftuam, kishim dhe mundësinë e barazimit

Shqipëria kërkon të lërë pas disfatën me Italinë në ndeshjen e parë të Grupit B dhe të synojë fitoren me Kroacinë. Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, u shpreh se skuadra e di rivalin që ka përballë, teksa është një gjë e mirë sipas tij të përballesh me skuadra të tilla.

“Kemi pasur një sesion trajnimi të shkurtër. Nuk kemi asnjë problem dhe asnjë të dëmtuar për momentin.

Do të bëjmë më të mirën që mundemi. Është një gëzim që të ndeshemi me skuadra të tilla ë kanë lojtarë nga Manchester City, Real Madrid, Inter etj. Është gjë e rëndësishme të ndeshemi me skuadra të tilla. Unë asnjëherë nuk do të heq dorë në 90 minuta. Të njëjtën gjë kemi bërë dhe kundër Italisë. Deri në momentin e fundit iu afruam barazimit, por nesër edhe mund të fitojmë. Çdo gjë është e mundur.

E kemi studiuar Kroacinë. E kemi parë që mbaroi 3-0, por Kroacia ka luajtur shumë mirë dhe ka pasur raste për të shënuar. Spanja në 29 minuta shënoi golat që iu duheshin, por mbrapa kjo gjë të bëhet e vështirë. Kroacia ka aftësi teknike, aftësi të pasimit të topit. Nuk mund të themi që Spanja ftoi 3-0 dhe ishte e lehtë. E keni parë sa e vështirë është Kroacia. Nëse shohim lojtarë individual, Modric, Perisic, është një gëzim i madh të luash kundër tyre. Këtu kemi lojtarë shumë të mirë., kapiteni ynë fitoi Ligën e Europës. Kemi Asllanin, Asanin, Muçin, Brojën. Kemi luajtur lojë të mirë kundër Italisë. Kemi lojtarë me përvojë dhe lojtarë të rinj, kjo është një gjë e mirë për Kombëtaren.

Nuk është që ne s’e kemi sulmuar Italinë. Ata nuk na kanë lejuar që ta sulmojmë. Kemi sulmuar me tre. Ata kanë pasur 3-4-5 mbrojtës. Kemi pasur një pasim shumë të mirë nga Asllani. Ky kompeticion i ka nivelet shumë të larta. Natyrisht ata janë lojtarë që kanë fituar kampionatin italian. Kam thënë që është e mrekullueshme të ndeshemi kundër tyre. Patjetër që duhet të shkojmë dhe të shfrytëzojmë eksperiencën, përpara se të themi që po ndeshemi me dikë në nivel të barabartë. Kemi shënuar, por ata na shënuan dy gola. Ne kemi vazhduar të luftojmë dhe në fund kishim shansin për të barazuar.

Janë me të vërtetë lojtarët më të mirë aty. Perisici ka luajtur për Interin, ndërsa mesfushorët kanë pasur një karrierë shumë të mirë. Duhet të përgatitemi shumë mirë për sfidën në mesfushë”, u shpreh Sylvinho.