“E kap prej flokësh e nxjerr jashtë”/ Shpërthen sherri mes Big Mamës dhe Antonelës, këngëtarja largohet nga shtëpia! Ka dy fjalë pas daljes!

Debati që kishte nisur për një temë si bërja e dhuratave për njeri tjetrin për vitin e ri, degjeneroi këtë të premte në BB mes Big Mamës dhe Antonelës.

E gjitha nisi kur Antonela i tha Big Mamës se e ka sharë serbisht.

Aty Big Mama shpërtheu në ofendime të rënda deri sa mori vendimin për ta lënë shtëpinë menjëherë.

Debati

Antonela: U pa se kush është femra e ulët, s’kam fol ndonjëherë ashtu për ty, ti flet fjalë banale, më shan serbisht dhe nuk ta lejoj as ty as askujt.

Big Mama: O zonjë e nderume unë po desha me të shajt, të shaj shqip, mos fol se nuk kam shajt serbisht, turp të të vijë, unë të shaj se je njeriu me i ulët këtu.

Antonela: Provo, provo shaj, a je e zonja me shajt? Shaj

Big Mama:  Ti je legene, je e poshtër, je pise, je shtatëfytyrëshe, ti je idiotja më e madhe

Arbana nga studio: Big Mama të lutem kujdes me fjalorin

Big Mama: Po më provokon e kap prej flokësh e qes jashtë

Antonela: Arbana nuk është normale çfarë po thotë

Big Mama: Ti je e degjenerume, je e pamoralshme

Antonela: Unë s’kam ofenduar askënd

Big Mama: Qepe moj gojën, pise, intrigante, ke bërë kot famë, për asgjë s’je e aftëPas këtij debati Arbana e thirri Big Mamën në dhomën e rrëfimit, por ajo nuk ndryshoi qëndrim, dhe në fund la shtëpinë e Big Brother.

Big Mama më pas mbërriti në studion e programt dhe kërkoi ndjesë për fajlorin por tha që ky është karakteri i saj dhe se nuk duhej të ishte prekur në baza nacionale. Ajo tha se i kërkon falje mamit të Antonelës, por jo Antonelës vetë.

“Arbana ju kërkoj ndjesë juve, publik, familjen së Antonelës në qoftë se u kam shkaktuar mërzitje. Më ka prekur te baza nacionale. Antonela din të na prekë te pikat tona të dobëta. Unë nuk e mbaj mend çfarë kam thënë. Por unë se kam sharë serbisht.

Unë e zotëroj edhe maqedonishten edhe serbishten. Fatmirësisht aty ka kamera dhe çdo gjë mësohet. Ju lutem duhet të nxirrni videon. Më thonin që aty ishte lojë, unë nuk kam luajtur. E kam shijuar atë eksperiencë.

 

Ky është karakteri im. Në qoftë se nuk do kisha reagu ashtu siç reagova nuk jam Big Mama. Ne e kemi pik të dobët bazën nacionale. Nuk duhet të isha prekur aty. Unë e nxjerr ndonjë sharje nga goja, por me shaka. Mamit të Antonelës i kërkoj falje, por Antonelës jo. ”- tha Big Mama.