‘’E kam dashur më së shumti në jetë’’, Donaldi shpreh dashurinë për Borën, zbulon këngën e këngëtarit të njohur që ia ka shkruar asaj

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë dy personazhet më të përfolura të javëve të fundit.

Çifti që i kanë dhënë fund lidhjes muaj më parë janë rikthyer në qendër të vëmendjes pas hyrjes së Donaldit në shtëpinë e Big Brother.

Edhe pse në javët e para qëndroi larg kësaj teme duke se mbyllja ka bërë që aktori të reflektojë shumë dhe ditëve të fundit ka folur vazhdimisht për Borën.

Në një bisedë me banorët ai ka zbuluar shumë detaje interesante nga lidhja e fortë që kishin deri te arsyet e kota të ndarjes.

Ne sa u takuam, nisëm bashkëjetesën, 2 vite e gjysmë…“, tha aktori gjatë bisedës.

Sa i përket ndarjes, ai tha ka ardhur si pasojë e karaktereve të njëjta që dy të rinjtë përfaqësojnë.

U bënë shumë gjëra bashkë. Kemi bashkëjetuar menjëherë sapo jemi njohur. Jemi tipa shumë të ngjashëm’’, – tha Donaldi.

Duke njohur dy të rinjtë, Semi e pranishme gjatë bisedës, ndërhyri duke shtuar: “Këta të dy vdesin për njëri-tjetrin, duhen pafund por janë shumë tipa të njëjtë. Që në momentin e parë që janë takuar duket se kishin një jetë që njiheshin”.

Po, jemi shumë të njëjtë. Dy gjela në një shtëpi nuk rrinë, unë jam koshient për këtë. Ajo është femra që unë kam dashur më shumë gjatë gjithë jetës. Nuk merreshim vesh, thonim: ‘Pse ti këtë, pse ti atë?’ Dy gjela në një shtëpi nuk rrinë, është e pamundur“,– iu përgjigj Veshaj.

‘’A e do?’’ pyeti Fifi dhe mos përgjigja e Donaldit duke thënë ‘’Nuk di të them’’ në fakt tha shumë.

Ndër të tjera, Donaldi zbuloi se tekstin e këngës së Elgit Dodës, “TL” (Toxic Love, Dashuri Toksike), e ka shkruar ai dhe i dedikohet marrëdhënies që ka pasur me Borën.

Kjo ishte arsyeja pse aktori i kishte thënë këngëtarit që ta publikonte pasi të hynte në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Kledi ishte ai që vuri bast se sapo aktori të dal nga Big Brother do i propozojë martesë Borës dhe ne urojmë që kjo të ndodh vërtetë😍❗️