E harroi JLo, Alex Rodriguez në një romancë të re! Ja kush është fatlumja!

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez i dhanë fund fejesës së tyre dhe lajmin e bënë publik përmes një deklarate të përbashkët mëngjesin e djeshëm. Çifti i famshëm kishte pasur probleme në marrëdhënien e tyre për të cilat po punonin për t’i zgjidhur kohët e fundit, por nuk ja dolën.

Mirëpo, teksa JLo iu rikthye dashurisë së saj, Ben Affleck, tani thuhet se edhe A-Rod e ka gjetur të duhurën e tij.

Flitet se ai i ka dërguar mesazhe yllit të reality show-t “Real Housewife of New York”, Kelly Bensimon.


“Ata kanë një marrëdhënie të lezetshme dhe flirte me mesazhe.Alex i ka kërkuar asaj të dalin bashkë më shumë se një herë, megjithëse ajo nuk ka dalë në një takim me të,” u shpreh një afërm i saj.

Ndërkohë për Page Six ka konfirmuar edhe një përfaqësues i Bensimon se kjo e fundit dhe Rodriguez kanë qenë në kontakt.

“Kanë pasur një marrëdhënie argëtuese me mesazhe gjatë dy muajve të fundit. Ajo mendon se ai është simpatik dhe një zotëri i vërtetë,” tha burimi.

Epo tani ne mezi po presim lajmin e mirë!/afterparty.al