“E gjithë familja e përfshirë”, ngjarja shokuese në Durrës, arrestohen edhe dy vëllezërit e 19 vjeçares

Policia e Durrësit ka dal në një deklaratë për mediat, pas ngjarjes shokuese që tronditi Durrësin ditën e sotme, ku fillimisht u raportua se 19-vjeçarja Hygerta Meta kishte vrarë dhe groposur të atin në oborrin e shtëpis.
Sipas policisë, janë arrestuar të dy vëllezërit e 19-vjeçares dhe dyshohet se ka qëlluar një nga vëllezrit me armë ndaj Pëllumb Metës.

“Me marrjen e kallëzimit nisën kërkimet për gjetjen e personit. Më 17 shkurt është gjetur mjeti që përdorte Pëllumb Meta në Sektor Rinia. Është ngritur grupi posaçëm hetimor ku vijuan hetimet dhe kërkimet, u hodhën pistat e hetimet pse ishte zhdukur 50-vjeçar. Më 22 shkurt nuk kishim të bënim me zhdukje, por vrasje në familje. Nga tërësia e veprimeve u gjet edhe trupi i cili ishte varrosur në ambientet e brendshme të banesës. Pas ekspertizës u konkludua se është vrarë me armë zjarri. Veprimet vijuan me insitesitet të lartë dhe nga të gjithë provat e siguruara, u gjetën provat dhe të arrestojmë anëtarët, Hysen Metajn, dhe H.M, të cilët kanë bashkëpunuar, Është arrestuar edhe Amarildo që ka ndihmuar vëllain dhe motrën. Hetohet në gjendje të lirë Blerina Meta. Policia ka qenë e fokusuar te vendi i ngjarjes. Është gjetur edhe arma e zjarrit, është seksustruar monicion luftarak, veshje që janë përdorur në kryerjen e këtij krimi”, është shprehur Policia.