E gjeni veten?! Shenjat që tregojnë se jeni në një marrëdhënie të shëndetshme…

Një marrëdhënie nuk duhet të jetë perfekte që të zgjasë. Çdo marrëdhënie e bazuar në dashuri, besim dhe respekt të ndërsjellë dhe në të cilën partnerët e trajtojnë njëri-tjetrin me mirësi është e vlefshme, edhe nëse nuk është perfekte. Këshilluesi i marrëdhënieve, Sidhharrth Kumaar, theksoi tre shenja që tregojnë një marrëdhënie të lumtur dhe të shëndetshme.

Ju i besoni njëri-tjetrit

Në një marrëdhënie të shëndetshme, besimi është i domosdoshëm. “Besimi forcon cilësinë e një marrëdhënieje dhe rrit afërsinë, ndërsa mungesa e besimit mund të çojë në pasiguri dhe konflikt. Nëse partneri juaj është gjithmonë aty kur thotë se do të jetë, ju jep liri dhe hapësirë, gjithçka flet për besimin dhe themeli i fortë i marrëdhënies suaj”, shpjegon Kumaar.

Ndiheni të qetë dhe të kënaqur

Eskperti thekson: “Kur kalon faza fillestare e të dashuruarit dhe në vend të panikut ndjen paqe dhe afërsi, është shenjë e një marrëdhënieje të lumtur dhe të shëndetshme. Edhe pse ndonjëherë debatoni, e dini që partneri juaj do të qëndrojë pranë jush kur situata qetësohet, prezenca e tyre sjell një ndjenjë qetësie, sikur asgjë nuk mund të vijë mes jush.

Ju respektoni kufijtë e njëri-tjetrit

Një marrëdhënie e shëndetshme bazohet në partneritet të barabartë dhe mbështetje reciproke, dhe një pjesë kyçe e kësaj është vendosja dhe respektimi i kufijve personalë. “Nëse keni nevojë për kohë për t’u qetësuar gjatë një diskutimi dhe partneri juaj e respekton këtë, kjo tregon se keni një marrëdhënie të fortë dhe cilësore. Ky besim forcon më tej komunikimin dhe rrit vetëbesimin”, përfundon Kumaar.