LAJMI I FUNDIT: Bora Zemani përfundon në spital, shoqja e saj Semi shqetëson fansat me FOTON nga vendi!

Bora Zemani është personi më i përfolur i momentit dhe të gjithë jemi sy e vesh te lëvizjet e saj pasi ish i dashuri i saj Donaldi puthi Beatrix në buzë duke konfirmuar lidhjen brenda.

E teksa të gjithë po e “përndjekim” për postimet e saj, doemos shikojmë ç’bëhet edhe nga profilet e shoqeve të saj të ngushta.

Por këtë herë Semi shqetësoi të gjithë ndjekësit e moderatores!

Kjo pasi na zbuloi se Bora ka përfunduar në spital! Në foto shihet dora e moderatores, me vigon e serum krah shoqeve të saja që po i qëndrojnë afër.

“Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë”, shkruan Semi në postimin që shqetësoi të gjithë.