E fshiu tani! Pasi doli në shesh e vërteta, Loredanës i ndodh e PAPRITURA pas postimit të FOTOS me bebin!

Një ditë më parë, fansat e Mozzik dhe Loredana Zefit mbetën pa fjalë, kur kjo e fundit postoi në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqej me një foshnjë në duar.

Reperja e njohur e shoqëroi këtë pozë të bukur me një emoji me dy fëmijë, duke lënë të nënkuptohet se familja e tyre është shtuar me një anëtar të ri. Ky postim i bëri lëmsh të gjithë, i cili më pas u publikua dhe nga Mozzik dhe pas këtij veprimi të gjithë ishin të bindur se çifti ishin bërë prindër për herë të dytë.


Por mesa duket e vërteta qëndronte krejt ndryshe. Pasi këto imazhe janë realizuar nga xhirimet e videoklipit që do ta rikthejë çiftin përmes një dueti.

Por e dini ç’i ndodhi Loredanës në pak orë nga publikimi i fotos me bebin?!

Afterparty.al siguroi foton që më pas Loredana e fshiu, ku tregon se shikueshmëria e saj arriti mbi 1 milion. Ndërsa postimi theu rekordin e “like”-eve të fotove të Loredanës në “feed” me mbi 700 mijë pëlqyime! E ta mendosh sa fansa mund të jenë zhgënjyer pasi mësuan lajmin e vërtetë! /afterparty.al