Megan Fox dhe Machine Gun Kelly kanë vendosur ta çojnë marrëdhënien e tyre në një tjetër hap, duke tatuazhuar në gishtin e unazës kukullën “Voodoo”, e cila i lidh së tepërmi me njëri-tjetrin.
Kukulla Voodoo njihet si kukulla e magjisë, për shkak se popuj të ndryshëm e kanë përdorur për të kryer rituale magjie duke ngulur gjilpëra në to.
Kjo nuk është hera e parë që çifti bën çudira të tilla, pasi edhe më herët kanë pranuar se kryejnë rituale dhe se kanë pirë herë pas here gjakun e njëri-tjetrit.