E frikshme! Një nga prezantueset më të njohura në Kolumbi humb ndjenjat gjatë transmetimit, momenti kur bie në tokë (VIDEO)

Pas incidentit të disa ditëve më parë, kur një prezantuese amerikane humbi ndjenjat dhe u rrëzua në tokë gjatë transmetimit direkt, një situatë e ngjashme u regjistrua edhe në Kolumbi, mbrëmjen e djeshme, ku një prej prezantueseve më të njohura në vend, humbi ndjenjat dhe u rrëzua në dyshemenë e studios gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

Elianis Garrido, 35 vjeç ishte ulur në stol, ndërsa bashkëprezantonte shfaqjen ‘Lo Sé Todo’ (‘Unë di gjithçka’) kur ndodhi incidenti.

Në pamjet e publikuara në media dhe rrjetet sociale mund të shihet momenti kur ajo papritmas mbulon fytyrën me duar dhe rrotullohet në karrigen e saj përpara se të rrëzohet përtokë.

Menjëherë pas kësaj, kamerat ndalen dhe fokusojnë kolegun e saj të shqetësuar Ariel Osorio, i cili bëri thirrje për një ndërprerje reklamash. Kolegë të tjerë nxituan menjëherë pranë saj, duke i dhënë ndihmën e parë prezantueses 35-vjeçare.

Pasi ajo u dërgua me urgjencë në spital, kolegu i saj u tha shikuesve se bashkëprezantuesja kishte pasur ‘probleme respiratore’. Ai tha se 35-vjeçarja ndodhet në spital dhe po merr trajtimin e duhur mjekësor.

Kjo e fundit nuk e ka komentuar ende episodin e frikshëm që ka kaluar, ndërsa thuhet se gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe se gjithçka ka kaluar.