E fejuar me futbollistin 20 vite më të ri, Adriana Matoshi “shpërthen” me deklarata: Dashuria na tregon…

Adriana Matoshi duket se po kalon një nga periudhat më të bukura të jetës së saj. Aktorja kosovare para pak kohësh u fejua me futbollistin 20 vite më të ri Keith Groeneveld, pasi ai i propozoi në Instagram “në sy” të të gjithëve.

Biondja 41 vjeçare është aq e mbushur me dashuri sa që nuk i ka kursyer disa deklarata në postimin e fundit.

Teksa ka ndarë në rrjetin social disa foto ku duket tërësisht mahnitëse ajo shkruan: “Ndjenja që e provojmë kur jemi të dashuruar duhet të jetë gjendja jonë normale…Dashuria na tregon më së miri se si duhet të jemi ne si njerëz.Të lumtur, të buzëqeshur, të matur, të vullnetshëm,”

Kujtojmë se Adriana e bëri publike vitin e kaluar lidhjen e saj me Keith, që duket se tani ka marrë përmasa të tjera pasi shumë shpejt do të kemi dasmë mes çiftit të famshëm.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Adriana Matoshi (@adrianamatoshi)