Mariah Carey rrëfeu së fundi se nëna dhe motra e saj vdiqën në të njëjtën ditë gjatë fundjavës. Në një deklaratë tronditëse, këngëtarja, 55 vjeçe, njoftoi vdekjen e nënës së saj Patricia, 87, dhe motrës Alison, 63 vjeç. Mariah i tha revistës People se: ‘Zemra ime është thyer që humba nënën time fundjavën e kaluar. Mjerisht, në një kthesë tragjike, edhe motra ime vdiq në të njëjtën ditë.
Ndihem e bekuar që munda të javën e fundit me nënën time para se ajo të vdiste. E vlerësoj dashurinë, mbështetjen dhe respektin e të gjithëve për privatësinë time gjatë gjithë kësaj kohe kaq tq të vështirë.” Nuk kishte asnjë informacion të mëtejshëm për shkaqet e vdekjes së Patricias dhe Alison.
Marrëdhënia e Mariah me nënën dhe motrën e saj ka qenë e diskutuar shumë në media vitet e fundit. E motra kishte luftuar për tre dekada me varësinë nga lëndët narkotike, dhe marrëdhënia mes tyre qe ftohur. E ëma qëndroi me të atin e këngëtares, afrikano-venezuelianin Alfred Roy Carey, derisa ajo ishte tre vjeç. Babai i Mariah vdiq në moshën 72-vjeçare në vitin 2002.
Martesa ndërracore e prindërve të saj nuk u pranua nga të afërmit e nënës së saj, dhe ata më vonë u divorcuan. Ndërsa Alison përvec abuzimit me drogën, kishte qenë për një kohë të gjatë edhe e pastrehë, ndërsa ishte gjithashtu HIV pozitive. Mariah është shprehur më parë për të motrën se : “Kur isha 12 vjeç, motra ime më drogoi me Valium, më dha kokainë, më shkaktoi djegie të shkallës së tretë dhe u përpoq të më shiste te një tutor”.