E distancuar prej vitesh nga showbizi dhe jeta publike, Zanfina Ismaili: Tani bëj jetë të thjeshtë

Zanfina Ismaili ka nisur karrierën e saj që në moshë fare të vogël duke u rritur me muzikën e shndërruar nga artistet më të pëlqyera dhe askush nuk do ta merrte me mend se ajo një ditë do të shkëputej tërësisht nga muzika madje përgjithmonë siç ka deklaruar ajo.

E distancuar prej vitesh nga showbizi dhe jeta publike ajo vazhdon të ndiqet në rrjete sociale nga një numër i madh i ndjekësve.

Siç ndodh rrallë Zani së fundmi realizoi një bisedë me fansat e saj ku dha shumë përgjigje që u interesonin.

E pyetur se nga është humbur, Ismaili nuk ka ngurruar të përgjigjet duke thënë se tani po bën një jetë të thjeshtë.

“Faleminderit. Ka katër vite që jam distancuar nga showbizi, jeta publike, çdo gjë që përpara ka qenë pjesë përbërëse e jetës time. Tani bëj një jetë të thjeshtë, çfarë si duket më është dashur”, u përgjigj krijuesja e hitit “Ti pa mu nuk mundesh”.

Në një tjetër pyetje se me çfarë po merret, Zanfina tha: “Me muzikë sërish, por tjetër drejtim”.

Ajo është e njohur për hitet si: “Gajdexhiu”, “Ma ngat”, “2 minuta”, “Le të vdes në buzët e tua”, “As i fundit as i pari” etj.