“E dinte çfarë do të ndodhte”! Të tjera akuza të rënda ndaj Travis Scott për incidentin gjatë festivalit

Travis Scott po vijon të  përballet me një tjetër padi nga një grua e cila theksoi se u plagos në festivalin ‘Rolling Loud’ në Miami në vitin 2019 për shkak të veprimeve të tij.

“Travis nxiti gojarisht dhe fizikisht turmën për t’u përfshirë në aktivitete të rrezikshme”- tha paditësja, Marchelle Love.

Ajo shprehu se Scott ishte neglizhent në vazhdimin e veprimeve të tij në skenë, pavarësisht nga kaosi i qartë që po shpalosej para tij që do të ‘rezultonte në lëndime të parashikueshme’ të të pranishmëve.

Paditësja shtoi gjithashtu  se për shkak të ‘lëndimeve të rënda’ që ka pësuar në shfaqje, ajo po merret me problemet e saj shëndetësore, të cilat i vuan edhe sot.