Ed Sheeran është padiskutim një nga artistët më të mëdhenj në botë dhe jo më kot është ai që është, pasi ka punuar fort për emrin e tij.
Ai është një nga artistët që ka pushtuar për vite të tëra “playlistat” dhe “chart-et” muzikore me muzikën e tij dhe jo vetëm. Pasi Ed gjithashtu shkruan edhe për artistë të tjerë, ku padiskutim janë sukses më vete.
Së fundmi janë publikuar edhe 5 këngët HIT më të mëdha që janë shkruar nga Ed dhe gjejeni çfarë?! Një prej tyre është në bashkëpunim me një artiste shqiptare!

Bëhet fjalë për Rita Ora-n dhe këngën e saj “Your Song”, këngë kjo që theu rekorde në UK dhe ngado në botë.
Mbase shumë nga ju e dini, por ka edhe njerëz që nuk janë në djeni që Ed Sheeran dhe Rita kanë një shoqëri mjaft të mirë dhe kështu që kimia mes tyre ka bërë që bashkëpunimi i tyre të rezultonte super-HIT!
