Sot njihet si një nga supermodelet më të famshme në botë, por Bella Hadid kishte planifikuar një karrierë krejt tjetër përpara se të pushtonte pasarelat.
Që në moshë të vogël, Bella ishte e apasionuar pas hipizmit dhe ëndërronte të përfaqësonte Shtetet e Bashkuara në Lojërat Olimpike si sportiste e kalërimit. Megjithatë, kjo ëndërr u ndërpre pasi ajo u diagnostikua me sëmundjen Lyme, e cila e detyroi të largohej nga sporti.
Pas kësaj, Bella iu përkushtua modelingut, ku arriti sukses të jashtëzakonshëm. Ajo ka sfiluar për shtëpitë më prestigjioze të modës në botë dhe është kthyer në një nga emrat më të kërkuar të industrisë.
Edhe pse karriera e saj mori një drejtim tjetër, Bella Hadid nuk e ka fshehur kurrë dashurinë për kuajt, duke e cilësuar kalërimin si një nga pasionet më të mëdha të jetës së saj.
