Samanta Karevalla është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Ylli i muzikës i ka rezistuar kohës dhe çdo projekt i saj ka rezultuar i suksesshëm.
Bukuroshja 30 vjeçare ishte sot e ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio nën moderimin e Jonida Aliçkollit dhe Kejvin Kalo, ku ndër të tjera ka folur edhe për planet e së ardhmes.
Ndoshta nuk e dinit, por Samanta ka shumë dëshirë të jetë pjesë e një tjetër fushe përveç muzikës. Bëhet fjalë për kinematografinë!
E pyetur nëse do donte që ndonjë ditë emri i saj të shkruhej në titrat e një filmi si aktore, këngëtarja tha se do ishte shumë bukur nëse do merrte një propozim të tillë, duke shtuar se është diçka që e dëshiron shumë në të ardhmen.
A do e shohim së shpejti Samantën në një film apo serial? Kjo mbetet për t’u parë! /Afterparty.al
