E “çmendën” për sheikun nga Dubai, Antonela Berisha detyrohet ta zbulojë!

Antonela Berisha vazhdon të jetë nga personazhet me interes për publikun.

Ajo së fundmi ka udhëtuar drejt Dubait e sigurisht nga atje nuk kanë munguar foto dhe videot.

Përmes postimeve të ndryshme në Instastory ajo ka treguar gjithë aventurën e saj që po kalon në shkretëtirën arabe mes luksit që të fal ai vend.

E së fundmi, për të ironizuar pak me ndjekësit e saj, ajo zbuloi edhe ‘sheikun’ që po e shoqëron këto ditë.

Ajo publikoi një fotografi me mikeshën e saj ku shkruan: “Ja edhe sheiku im”.