E BUJSHME/ Nedim Bajrami pritet t’i bashkohet skuadrës së madhe

Një tjetër lajm i bujshëm vjen nga merkato verore, këtë herë bëhet fjalë për fantazistin e Shqipërisë dhe Sasuolos Nedim Bajrami.

Sipas “Sportmandia”, 25-vjeçari i Shqipërisë do të vijojë karrierën e tij tek klbu skocez i Gllasgou reinxhers, ku do të kalojë për një vit në formë huazimi, dhe më pas të kalojë përfundimisht në kampionatin skocez.

Bajrami i cili shkëlqeu në kmapionatin Europian tërhoqi vëmendjne e disa klubeve, por ai vendosi të vijojë të luajë për Sasuolon e rënë në Seria B, por duket se oferta skoceze e ka bërë që të ndryshojë mendim.

Bajrami më herët në Itali ka luajtur për skuadrën e Empolit.