E bleu një vit para se të vdiste, del në ankand avioni privat i Elvis Presley

Avioni privat ‘Lockheed 1329 JetStar’ i Elvis Presley -t i vitit 1962 do të dalë në ankand në fillim të janarit.

Ai e bleu JetStar-in me ngjyrë të kuqe dhe të argjendtë, (që atëherë konsiderohej si avioni i posaçëm për të famshmit dhe CEO në vitin 1976) për 840,000 dollarë, ose rreth 4.4 milionë dollarë në dollarët e sotëm, një vit para se ai të ndrronte jetë.

Avioni, me vend për nëntë pasagjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit, kishte katër motorë të montuar në pjesën e pasme. Ai kishte një shpejtësi maksimale prej 565 mph me një distancë prej rreth 2,500 milje. Përveç Mbretit, avioni do të kishte qenë një ‘shtëpi ajrore’ për Kol. Tom Parker, grupin TCB dhe grupe të tjera si dhe miqtë e Presley-t, të njohur si “Mafia e Memphis”.

Pjesa e brendshme është me dërrasa druri, por është kryesisht tapiceri prej kadifeje të kuqe me fije ari dhe qilim të kuq. Vendi përfshin gjashtë karrige rrotulluese prej pelushi dhe një divan. Kabineti i mediave ka një televizor, audio-kasetofon dhe një luajtës VCR RCA. Ambienti mban një mikrovalë dhe shpërndarëse pijesh.

Lockheed ishte një prej  avionëve private të Presley-t. Ai zotëronte një Convair 880 me porosi të quajtur “Lisa Marie”, së bashku me një ‘JetStar’ të dytë të identifikuar nga titulli i këngës së tij Hound Dog 2.

Elvis e shiti avionin pasi e kishte në pronësi për pak më shumë se një vit dhe ai përfundoi me një kompani nga Arabia Saudite. Ai u zhvendos përfundimisht në Qendrën Ndërkombëtare Ajrore Rosëell në Rosëell, Neë Mexico, ku është ruajtur për dekada.

Për fat të keq, avioni nuk ëhtë në gjendje për të ndezur motorët dhe për të fluturuar. Motorët dhe shumica e pajisjeve të kabinës u hoqën. Lista e ankandit Kissimmee e Mecum thotë se JetStar do të kërkojë çmontim në mënyrë që të lëvizë.  Megjithatë, ai mund të fluturojë sërish nëse blerësi vendos që ta riparojë.