E bardha nuk ka qenë gjithmonë ngjyra e nusërisë / Ja si lindi tradita e fustanit të bardhë

Sot, fustani i bardhë konsiderohet zgjedhja klasike për çdo nuse, por kjo nuk ka qenë gjithmonë tradita. Për shumë shekuj, gratë martoheshin me fustane në ngjyra të ndryshme, duke zgjedhur veshjen më elegante që kishin në garderobë. E kuqja, bluja, rozë e lehtë dhe madje edhe ngjyrat e errëta ishin të zakonshme në ceremoni.

Gjithçka ndryshoi në vitin 1840, kur Queen Victoria u martua me Prince Albert e veshur me një fustan të bardhë prej sateni, të zbukuruar me dantellë. Në një kohë kur familjet mbretërore zakonisht preferonin ngjyra më të forta dhe veshje me motive luksoze, zgjedhja e saj u konsiderua e pazakontë.

Fotografitë dhe ilustrimet e dasmës u përhapën gjerësisht, duke frymëzuar gra në mbarë botën të ndiqnin të njëjtin stil. Me kalimin e viteve, fustani i bardhë u kthye në simbol të elegancës, pastërtisë dhe traditës së martesës.

Edhe pse sot shumë nuse zgjedhin nuanca të ndryshme si bezhë, shampanjë apo rozë të lehtë, fustani i bardhë vazhdon të mbetet zgjedhja më ikonike, falë një vendimi që një mbretëreshë mori më shumë se 180 vjet më parë.