Dyshohet se këto janë motivet që mund ta kenë shtyrë gazetarin Myftaraj drejt vetëvrasjes, dalin pamjet e para nga vendi i ngjarjes (Video)

Gazetari Kastriot Myftaraj i dha fund jetës ditën e sotme.

Rreth orës 13, ai u hodh nga kati i katërt i banesës ku jetonte në Tiranë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Teksa hetimet po vazhdojnë, zbardhen disa detaje për sa i përket motiveve që mund ta kenë shtyrë gazetarin e njohur të kryejë aktin fatal.

Prive.al mëson se prej disa javësh, ai ishte diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë.

Diagnoza e ka rënduar gjendjen e tij psikologjike dhe me shumë gjasë, e ka shtyrë drejt aktit.

Mediat shqiptare raportojnë se ngjarja ishte parë e gjitha nga nëna e tij me të cilën jetonte.

Ka qenë e ëma ajo që ka konfirmuar ngjarjen e rëndë.

Ngjarja ndodhi në mesditë në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet.