Gresa Behluli rreth dy muaj më parë ka provuar për herë të parë ndjesinë e të bërit nënë.
Këngëtarja e njohur solli në jetë djalin e saj, të cilin e quajtën Diell, duke bërë gjyshe për herë të parë bilbilin e këngës shqipe, Shkurte Fejza.
Dielli ka sjell shumë gëzim në familjen e këngëtares ndërsa deri sot nuk jemi njohur me portretin e vogëlushit.
Ditën e sotme Gresa ka befasuar duke publikuar një pamje ku shihet me të birin në krah dhe na shkriu zemrat.
“Ky vit si asnjëherë tjetër më gjen me shumë netë pa gjumë, me shumë lodhje, me disa kilogramë më shumë. Me shumë sfida e pikëpyetje si nënë e re por si asnjëherë tjetër me zemër dhe prehër plot. Më gjen me një përgjigje për të gjitha pyetjet e mia: Dielli. Sa më e bukur është jeta që dy muaj me Diellin” – është shprehur ajo.