Dwayne bie nga froni, ky është personi më i paguar në Instagram

Lista e personave më të paguar në Instagram ka ndryshuar renditje.

Dwayne Johnson ishte në vendin e parë dhe Kylie në vendin e dytë, por tani gjinden më poshtë pasi dikush tjetër ua rrëmbeu fronin.

Në vendin e parë tani renditet Cristiano Ronaldo i cili numëron 322 milionë ndjekës, ndërsa kostoja për postim kushton 1,604,000 dollarë.

Dwayne tani gjendet në vendin e dytë ndërsa Kylie në vendin e katërt.