Duroni edhe dy ditë pasi të shtunën Stresi, sëbashku me reperin me famë ndërkombëtare Cbiz, kanë paralajmëruar HIT!
“Feeling good” quhet kënga e re me videoklip që dyshja do të sjellë këtë fundjavë.
Reperi anglez, emri i vërtetë i të cilit është David Osadebay, së bashku me Stresin kanë postuar që në fillim të muajit prill foto në Instagram që indikonin për projektin e tyre të përbashkët që pritet të jetë “zjarr”.
Xhirimet e klipit kanë përfunduar në fakt që në datën 8, por vetëm mbrëmjen e sotme reperi shqiptar vendosi të ndante një pjesë të tij në rrjetin social, ku shfaqet me Cbiz jashtë një avioni privat, të rrethuar nga vajza të bukura.
“Duroni deri të shtunën në 19:00,” shkruan Stresi në postim.


