Një modele e Victoria’s Secret u bë virale në internet për mënyrën se si eci në pasarelën e spektaklit të famshëm.
Përdoruesit në rrjetet sociale thanë se ajo dha minimumin gjatë paraqitjes së saj.
Spektakli i Victoria’s Secret u rikthye pas më shumë se pesë vjetësh pauzë, duke krijuar kështu diskutime të shumta për rikthimin e fuqishëm.
Shumë persona kritikuan modelen Mika Schneider për mënyrën se si eci në pasarelë, duke thënë se ajo dukej “nuk donte të ishte aty”.
Një moment i saj i pasarelës, u bë viral në internet duke marrë një mori komentesh negative në lidhje me ecjen e saj.
Por, siç duket komentet nuk e kanë mërzitur atë aspak.
Ajo reagoi ndaj këtyre kritikave, duke publikuar një video në Instagram, derisa iu përgjigj specifikisht një përdoruesi.
Modelja rikrijoi ecjen e saj në pasarelë dhe po ashtu veshi një bluzë me akronimin IDGAF, që do të thotë se nuk ia ndien fare. KLIKO KËTU
“Faleminderit @victoriassecret që na lejove të tregojmë dhe të përqafojmë sjelljet tona. Ju premtoj që nuk jam vajzë e ligë”, shkroi modelja.