“Dua të të ha buzët”, Don Xhoni nuk përmbahet më ndaj modeles ruse, deklarata të nxehta LIVE!

Video  e modeles që ftonte në Rusi Don Xhonin u bë para pak kohësh virale. Bukuroshja Ariana Li-Rey i referohej reperit me “zemër” në postim, ndërkohë që pak ditë më vonë bëri në krahun e saj tatuazh portretin e 21 vjeçarit.Don Xhoni e falenderoi duke i shkruar: “Dhurata më e mirë nga personi më i mirë! Të dua Ariana”.

Por “romanca” nuk është ndalur këtu. Dyshja ka komunikuar LIVE në Instagram ku nuk janë përmbajtur aspak.

Ariana i ka thënë “Të dua”  në shqip, ndërsa Don Xhoni i është kthyer: “Kur do vish tek unë? Do të vish javën tjetër? Dua të të ha buzët!”.Modelja i ka thënë “po”, teksa qeshte kur ai e provokoi me komentin e nxehtë.Na konfirmuan kështu lidhjen në distancë?! Kjo mbetet për t’u parë./Afterparty.al