Dua Lipa shqetëson fansat, lajmëron ANULIMIN e koncertit të rëndësishëm! ARSYEJA? Shëndeti i këngëtares!

Dua Lipa duket se nuk ka të ndalur kurrë me sukseset e saj dhe ne zemra na bëhet mal sa herë mësojmë lajme të tilla për shqiptaren tonë që ka pushtuar tregun e muzikës.

Por gjatë këtij rrugëtimi plot suksese, ndodh që artisti mund të lodhet nga trysnia e madhe në rrjet. Së fundmi ajo është detyruar ta anulojë koncertin e saj të radhës për shkak të problemeve shëndetësore.

Ylli shqiptar është shprehur zemërthyer teksa lajmëron fansat për këtë lajm.

“Me zemër të thyer më duhet t’ju njoftoj se nuk do të mund të performoj në iHeartRadio KISS FM Jingle Ball për shkak të laringjitit. Me udhëzim të mjekut tim, unë duhet të pushoj së kënduari për disa ditë, në mënyrë që të rikuperohem tërësisht”, ka shkruar Lipa.