Dua Lipa ndodhet në Tiranë bashkë me të dashurin e saj Anwar Hadid dhe familjen e saj të ngushtë.
Këngëtarja shqiptare që çdo ditë po thyen rekorde në industrinë botërore të muzikës nuk ka treguar asgjë rreth kësaj vizite por ka qenë Edi Rama ai që përmes rrjeteve sociale zbuloi vizitën e saj dhe takimin që patën.

Kryeministri ka thurur fjalë të mëdha për artisten shqiptare dhe i ka dhuruar librin e tij me piktura.
DUA LIPA që ka kapur qiellin e botës muzikore s’ka nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh, unë dua ta ndaj me ju. Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe e krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike”, shkruan Edi Rama krah fotos me Duan.

Nuk dihen ende arsyet e vizitës së Duas në Tiranë por fansat po shpresojnë për ndonjë koncert në të ardhmen./afterparty.al
