Dua Lipa nuk di të ndalet! Arrin suksesin që jo shumë yje botërorë e arrijnë!

Sukseset për Dua Lipën nuk kanë të ndalur.

Artistja shqiptare tashmë ka zënë vend të rëndësishëm në industrinë botërore të muzikës.

Dua ka hyrë histori duke arritur një sukses që shumë artistë zor se e kapin dot.

Këtë sukses ia ka garantuar kënga e saj e famshme “Levitating”, e cila ka qëndruar për javë të tëra në pozitën e parë në top-listat botërore, ndërsa tani ajo u bë zyrtarisht kënga e cila ka qëndruar për një vit të tërë në “Billboard Hot 100”.

Kështu është bërë e ditur përmes faqes së fansave të Duas, të cilën e ri-postoi edhe vet këngëtarja në llogarinë e saj në Instagram.

“Levitating” nga Dua Lipa ka qëndruar zyrtarisht 1 vit (52 javë) në top-listën “Billboard Hot 100”, thuhet në këtë postim.