Dua Lipa, një nga këngëtaret më të dëgjuara në të gjithë botën, lë pas emrat më të famshëm…

Dua Lipa vazhdon të na bëjë krenarë! Albumi i këngëtares shqiptare, “Future Nostalgia”, publikuar në kohë pandemie, ka arritur të renditet në vendin e dytë si më i dëgjuari në mbarë botën.

Kështu, 25 vjeçarja ka lënë pas “After Hours” të artistit kanadez, The Weekend. Para pak ditësh, Lipa dha një tjetër lajm të mirë.

Ajo ka kaluar shifrën prej 63.5 milionë dëgjuesve mujorë në Spotify, gjë të cilën e arriti për herë të dytë në të gjithë karrierën e saj.

Dua ka lënë pas artistë shumë të njohur duke u bërë kështu këngëtarja e tretë më e dëgjuar në të gjithë botën. /Afterparty.al