Dua Lipa martohet në fshehtësi, dalin pamjet nga ceremonia në Londër

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe aktori britanik Callum Turner i kanë dhënë fund beqarisë. Sipas mediave ndërkombëtare, çifti është martuar këtë të diel në një ceremoni intime të zhvilluar në Old Marylebone Town Hall në Londër, në praninë e familjarëve dhe miqve më të afërt.

Pamjet e publikuara tregojnë Dua Lipën të veshur me një fustan elegant të bardhë, ndërsa Callum Turner u shfaq me një kostum klasik blu të errët. Pas ceremonisë, të sapomartuarit u larguan mes duartrokitjeve dhe konfetive të hedhura nga të ftuarit.

Romanca e tyre u bë publike në fillim të vitit 2024, ndërsa fejesa u konfirmua gjatë vitit 2025. Prej muajsh qarkullonin zëra për një dasmë luksoze në Itali dhe raportimet e fundit sugjerojnë se festimet do të vazhdojnë me një event madhështor disa ditor në Sicili.