Dua Lipa lajmëron ANULIMIN e koncertit të rëndësishëm, fansat shqetësohen! Ja ARSYEJA!

Dua Lipa duket se nuk ka të ndalur kurrë me sukseset e saj dhe ne zemra na bëhet mal sa herë mësojmë lajme të tilla për shqiptaren tonë që ka pushtuar tregun e muzikës.

Por gjatë këtij rrugëtimi plot suksese, ndodh që artisti mund të lodhet nga trysnia e madhe në rrjet. Së fundmi ajo është detyruar ta anulojë koncertin e saj të radhës për shkak të problemeve shëndetësore.

“Siç e dini shumica prej jush, unë aktualisht vuaj nga pezmatimi i fytit dhe kam qenë në pushim vokal sipas urdhrave të mjekut tim”, filloi këngëtarja e hitit “New Rules”.

“Shpresoja për një shërim më të shpejtë, por për fat të keq, jam ende nën mot dhe nuk mund të performoj në ‘Jingle Ball’ iHeartRadio Z100. Jam jashtëzakonisht e zhgënjyer, mezi prisja të nisja sezonin e festave duke performuar në ‘Jingle Ball’ të këtij viti”, shkroi tutje Dua.

“Më vjen shumë keq që nuk do të jem atje për të festuar sezonin me të gjithë fansat e mi, por shpresoj që të shijoni pjesën tjetër të formacionit të mrekullueshëm që shfaqja ka planifikuar për të gjithë ju”.