Dua Lipa hyn në HISTORI, shqiptarja arrin një sukses të jashtëzakonshëm!

Sukseset për Dua Lipën nuk kanë të ndalur.

Artistja shqiptare tashmë ka zënë vend të rëndësishëm në industrinë botërore të muzikës.

Dua ka hyrë histori duke arritur një sukses që asnjë artiste se ka kapur më parë.

“Future Nostalgia” është bërë albumi i parë i një artisteje femër që për gjashtë muaj me radhë qëndron pjesë e klasifikimit në top listën e njohur botërore, Billboard 200, në top 10-shen e më të mirave.

“’Future Nostalgia’ nga Dua Lipa është albumi i parë nga një artiste femër që kaloi gjashtë muaj në top 10-shen e më të mirave në ‘Billboard 200’ këtë dekadë. Urime Dua Lipa”, shkroi Mike Adam në statusin e tij.

Përkundër suksesve shqiptarja ka treguar në një intervistë më parë se në vjeshtën e vitit 2019 kishte dyshime për talentin e saj përshkak të kritikave negative që merrte.

“Ekzistonte ky presion. Njerëzit thjesht po më thoshin se nuk isha mjaftueshëm e mirë ose se nuk e meritoja suksesin tim ose çfarëdo tjetër… Dhe unë thashë: ‘Mirë, thjesht do të mbyll gjithçka. Dhe do të sigurohem që ta përgatit këtë album ashtu si dua. Dhe unë do të përqendrohem vërtet në të qenit e shkëlqyeshme në gjithçka që bëj.
Mendoj se më duhej diçka thjesht për të qetësuar trurin dhe për ta ndihmuar veten disi të shpëtoja nga ankthi”, ka deklaruar Dua duke shtuar se u përpoq “ta zgjidhte problemin e saj” përmes meditimit dhe hipnoterapisë.