Doni ta dini kush shikon më shpesh profilin tuaj në Instagram? E zbuloni përmes këtij truku të thjeshtë

Ndonëse ka shumë veçori interesante Instagrami nuk lejon të shihni se kush e shikon profilin tuaj.

Pra ne mund të shohim se kush na ka shikuar fotot dhe videot por vetëm në story, ndërsa nuk shohim kush i ka parë në profil, natyrisht veç atyre që na bëjnë ‘’like’’ ose komentojnë.

Nëse llogaria juaj nuk është private, ndjekësit por dhe personat që nuk iu kanë “follow” mund të shikojnë se çfarë postoni në Instagram Stories.

Megjithatë, ekziston një truk shumë i thjeshtë që zbulon se kush e shikon profilin tuaj më shpesh duke iu referuar Stories.

Nga të gjithë personat që kanë parë postimin tuaj, në krye do të renditen ata që e shohin më së shumti profilin tuaj në Instagram.